Prizren: Hajdutët e “zhveshin” trafon, dëmi kalon 50 mijë euro

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Hajdutët e “zhveshin” trafon, dëmi kalon 50 mijë euro
Një trafo elektrike në fshatin Shkozë të Prizrenit është bërë cak i hajdutëve, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm që, sipas vlerësimeve fillestare, tejkalon 50 mijë euro, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar mëngjesin e 15 korrikut, rreth orës 07:30, pasi është konstatuar se trafoja ishte dëmtuar.

Sipas informatave që posedon Sinjali, trafoja është pronë e kompanisë “Renelual Tahiri”. Edhe pse kishte qenë funksionale, ajo nuk ishte në përdorim gjatë periudhës së fundit.

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit kujdestarë dhe ekipi i forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë mbledhur prova materiale.


Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i KEDS-it, i cili, sipas vlerësimit fillestar, ka konstatuar se dëmi i shkaktuar kalon vlerën e 50 mijë eurove.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe “Dëmtim prone”.

Hetimet janë në vazhdim për identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. / G.S /



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit