Shitësit ambulantë të Prevallës protestuan sot para objektit të administratës komunale, duke kërkuar një zgjidhje institucionale që do t’u mundësonte ushtrimin e aktivitetit të tyre në mënyrë të rregulluar dhe ligjore., përcjell Gazeta e Prizrenit.
Protesta vjen pas aksionit të zhvilluar në zonën turistike të Prevallës, ku autoritetet larguan shitësit pa lejet përkatëse dhe konfiskuan produkte që tregtoheshin në mënyrë të paligjshme.
Zyrtarët lokalë theksuan se Komuna e Prizrenit nuk ka përgjegjësi për administrimin e zonës së Prevallës, duke sqaruar se aksioni është realizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes inspektorëve të saj. / Gazeta e Prizrenit /