Një aksident i rëndë trafiku ndodhi, sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të nënkalimit për këmbësorë në fshatin Komoran.
Referuar informacioneve viktima e këtij aksidenti është Rea Raka, 24-vjeçare.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur më 21 korrik, rreth orës 05:30, kur një veturë me targa vendore, për rrethana ende të panjohura, dyshohet se ka pësuar vetaksident.
Si pasojë e përplasjes, Rea Raka ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas të dhënave të para, ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Shkaqet që çuan deri te ky aksident tragjik ende nuk dihen dhe mbeten objekt i hetimeve.