Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.
Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar 1.69 euro -litri, duke shënuar një rritje prej një centi krahasuar me ditën e djeshme, kur çmimi maksimal ishte 1.68 euro – litri.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.50 euro – litri, ndërsa gazi 0.60 euro -litri.
Qytetarët që kanë ankesa lidhur me çmimet e derivateve mund t’i drejtohen ministrisë përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.