Aksidentet e shumta me vdekje nëpër rrugët e Kosovës, Kurti i kërkon Policisë t’i shtojë “veprimet parandaluese”

- Gazeta e Prizrenit

Aksidentet e shumta me vdekje nëpër rrugët e Kosovës, Kurti i kërkon Policisë t’i shtojë “veprimet parandaluese”

Java që shkoi ka regjistruar një varg aksidentesh nëpër rrugët e vendit duke lënë disa persona të vdekur.

Policia ka bërë të ditur se nga 1 janari deri më 31 qershor, në 45 aksidente trafiku kanë humbur jetën 46 qytetarë. Javë që shkoi ka qenë vecmas tragjike duke shënuar disa aksidente me të vdekur gjithandej Kosovës përfshirë tre kosovarë që e pësuan teksa po ktheheshin nga Shkupi. Në bazë të statistikave të policisë dhe rasteve të fundit, numri i personave që kanë vdekur në aksidente trafiku ka shkuar mbi 50 në këta muaj të vitit.

Ndaj kësaj situata ka reaguar dje Kryeministri në detrë Albin Kurti i cili i kërkoi policisë t’i shtojë verimet parandaluese.

“Të dashur qytetarë,

Ditëve të fundit po shohim e dëgjojmë lajme të këqija nga aksidentet e shpeshta me fatalitet në rrugët tona. Ju lutem për kujdes e respektim të rregullave të komunikacionit!”, tha Kurti dje në mbledhjen e Qeverisë.

” I bëj thirrje Policisë së Kosovës të shtojë veprimet në drejtim të parandalimit të tejkalimit të rregullave, që do të mund të çojnë në aksidente në komunikacion”, shtoi Kurti.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit