Dy punëtorë nga Mamusha lëndohen në një kantier ndërtimi në Slloveni

- Gazeta e Prizrenit

Dy punëtorë nga Mamusha lëndohen në një kantier ndërtimi në Slloveni

Në kantierin e ndërtimit të një spitali privat pranë Bezhigradit në Slloveni, janë lënduar rëndë dy punonjës.

Gjatë lëvizjes së materialeve me vinç, mbi ta kanë rënë rrjeta të rënda armature. Pas aksidentit, të dy janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Lubjanës (UKC Ljubljana), ndërsa jeta e tyre është në rrezik, raporton Televizioni i Sllovenisë.

Policia tani po heton rrethanat.

KosovaPress mëson nga burime të afërta me këtë ngjarje se dy të lënduarit janë nga Kosova, pikërisht nga komuna e Mamushës.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit