Ekstradohen dy persona të kërkuar, njëri nga Zvicra dhe tjetri nga Shqipëria për në Kosovë

- Gazeta e Prizrenit

Ekstradohen dy persona të kërkuar, njëri nga Zvicra dhe tjetri nga Shqipëria për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e dy shtetasve, njëri nga Zvicra për në Kosovë dhe tjetri nga Shqipëria për në Kosovë.

I dyshuari i parë ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘grabitje’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Zvicrës.
I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë, rajoni i Gjilanit, për vazhdim me procedurat tjera ligjore.


I dyshuari i dytë ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare përmes pikës kufitare në Vërmicë, pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘arratisja nga institucioni’, ku me vendim të ligjshëm ishte privuar nga liria, pasi që kishte qenë i dënuar për dhënie të ndihmës në një rast ‘vrasje e rëndë’.

I dyshuari, pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit