Ballkani i pafat në penalti, eliminohet edhe Malisheva

- Gazeta e Prizrenit

Ballkani i pafat në penalti, eliminohet edhe Malisheva

Ballkani është eliminuar nga Bohemians në kualifikimet për Ligën e Konferencës pasi fati i fituesit u vendos nga penaltitë.

Xhebrailat kishin pësuar 2-1 në ndeshjen e parë dhe ishin fare afër kualifikimit pasi po triumfonin 3-1 deri në minutën e 88-të të takimit.

Mirëpo, irlandezët shënuan dy minuta para fundit të kohës së rregullt dhe më pas ngadhënjyen 5-4 në penalti.

Ndërkaq Malisheva është eliminuar nga kualifikueset për Ligën e Konferencës pas disfatës prej 4-1 nga Hiberniani.

Tornadot kishin fituar 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë javën e kaluar, duke i mprehur gjasat për kualifikim në rundin tjetër.

Sidoqoftë, ata u dominuan në Skoci dhe me këtë rast kthehen të zhgënjyer në Kosovë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit