Mbetjet mortore që vërshimet i nxorën në sipërfaqe në Rahovec dërgohen në IML

- Gazeta e Prizrenit

Mbetjet mortore që vërshimet i nxorën në sipërfaqe në Rahovec dërgohen në IML

Mbetjet mortore që vërshimet e fundit i nxorën në sipërfaqe në Rahovec janë vlerësuar si “me interes” për Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia ka njoftuar të shtunën se bashkë me zyrtarët e IML-së kanë dalë në vendngjarje dhe rasti po trajtohet tani nga Instituti.

Mbetjet mortore ishin gjetur më 29 korrik nga një person i cili po ecte në një fushë të hapur.

“Më 31.07.2026 njësitet policore së bashku me zyrtar nga IML kanë dalë në vendin e quajtur “Rimnik i Tare” dhe gjatë gërmimit kanë gjetur mbetje eshtërore të cilat është konstatuar se janë me origjinë njerëzore, me interes për IML. Rasti në proces trajtimi nga IML”, thuhet në raportin e Policisë të shtunën.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit