Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

- Gazeta e Prizrenit

Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të zbatohen kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, kufizimi do të vlejë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i kamionëve do të lejohet pa kufizime.

Ministria bën të ditur se nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit