Gjeti portofolin me një shumë parash në parking, malishevasi e dorëzon në polici

- Gazeta e Prizrenit

Gjeti portofolin me një shumë parash në parking, malishevasi e dorëzon në polici

Një qytetar në Malishevë ka dorëzuar në polici një portofol të gjetur në një vendparkim, brenda të cilit kishte 2 mijë e 940 euro dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 4 gusht 2026, në Stacionin Policor në Malishevë është paraqitur qytetari B. Krasniqi, i cili ka dorëzuar portofolin që e kishte gjetur.

Policia ka bërë të ditur se portofoli është hapur në prani të zyrtarëve policorë, ku janë gjetur paratë dhe dokumentet personale.


“Pas verifikimit të dokumenteve, zyrtarët policorë kanë arritur ta identifikojnë personin të cilit i kishte humbur portofoli. I njëjti është kontaktuar dhe ftuar në stacionin policor për ta pranuar portofolin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit