Bazuar në analizën e rrezikut, është realizuar një kontroll i përbashkët nga zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Gjatë kontrollit janë zbuluar mjete monetare të fshehura në dollapin e kamionit, si dhe një pjesë e tyre në jastëkun e shoferit.
Si rezultat i kontrollit janë gjetur gjithsej 30,000 euro, në kartëmonedha prej 20, 50, 100 dhe 200 euro.
Mjetet monetare janë ndaluar përkohësisht dhe rasti është proceduar në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, si dhe legjislacionit në fuqi që rregullon deklarimin e mjeteve monetare gjatë hyrjes dhe daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës. Sipas legjislacionit, çdo person që transporton 10,000 euro ose më shumë, ose kundërvlerën e tyre në valuta të tjera apo instrumente të negociueshme, ka detyrim ligjor t’i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore.
Dogana e Kosovës deklaron se vazhdon të zbatojë me përkushtim legjislacionin doganor dhe atë për kontrollin e mjeteve monetare, duke mbrojtur interesat financiare të Republikës së Kosovës dhe duke parandaluar çdo formë të shkeljeve përmes kontrolleve efektive dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e zbatimit të ligjit.