Deputetja Duda Balje ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Para nisjes së seancës konstituive, Balje tha se vota e saj do të jetë kundër propozimit të VV-së për kryeparlamentar.
“Nuk e votojmë propozimin e VV-së për kryeparlamentar. Për presidentin nuk kemi biseduar ende,” deklaroi Balje.
Deklarata e saj vjen para vazhdimit të seancës konstituive, ku pritet të tentohet sërish zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.