Hajni i shumëkërkuar ekstradohet në Kosovë nga Gjermani

- Gazeta e Prizrenit

Hajni i shumëkërkuar ekstradohet në Kosovë nga Gjermani

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot më datë 07.08.2026 ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që ai kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Gjermanisë.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat e tjera ligjore.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktiviteteve të tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit