Policia ka arrestuar në Prizren një person të kërkuar, i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg efektiv për veprën penale “Vjedhje”.
Referuar policisë, njësiti për realizimin e urdhëresave, pas veprimeve operative-hetimore, ka lokalizuar dhe arrestuar M.K., nga Prizreni, ndaj të cilit ekzistonte një vendim i plotfuqishëm i Gjykatës Themelore në Prizren.
Pas arrestimit, ai fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.
Policia theksoi se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe arrestimin e personave të kërkuar, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprave penale.