Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, më pas gjatë ditës priten vranësira të pjesshme me karakter lokal, të cilat mund të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar në perëndim të vendit, kryesisht në zonat malore.
Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilinjdes, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 36°C./MK