Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të “spiunazhit”, në kuadër të një operacioni të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.
Sipas dyshimeve të autoriteteve, Sali për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe ka pasur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq.
Ai dyshohet gjithashtu se është marrë me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe, ndërsa ndaj tij ekzistojnë dyshime edhe për angazhim në grumbullimin e votave për persona që mbështesin presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Rasti është nën hetim nga institucionet kompetente, ndërsa pritet që gjatë procedurës hetimore të zbardhen më shumë detaje lidhur me dyshimet dhe aktivitetin e të arrestuarit.
Lexo edhe:
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.