Policia e Kosovës ka arrestuar Vezir Hazirajn, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.
Por sot ndodhi e kundërta e asaj që ai pretendonte. Haziraj u arrestua dhe gjatë arrestimit atij iu gjetën dy armë të gjata dhe një revolver.
E si e zbuloi AKI-ja vendndodhjen e të dyshuarit për plagosje me armë zjarri në fshatin Orroberdë të Istogut, mund ta ndiqni në hulumtimin e Insajderit.
Për javë të tëra, i arratisuri më i përfolur i ditëve të fundit sfidonte hapur organet e rendit me video që merrnin mijëra shikime në TikTok.
Por, derisa në rrjete sociale krijohej përshtypja se ai po i ikte çdo kontrolli, prapa skenës Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) po ndërtonte me kujdes hartën e lëvizjeve të tij.
Mësohet se ishte pikërisht puna e AKI-së ajo që solli kthesën kryesore në këtë rast.
Zyrtarët e inteligjencës shfrytëzuan vetë videot e publikuara për të zbërthyer vendndodhjen e tij.
Pavarësisht se ai përdorte metoda për të fshehur IP-në dhe lokacionin, inteligjenca analizoi detajet teknike të çdo transmetimi, duke e ngushtuar zonën e kërkimit hap pas hapi.
Paralelisht me gjurmimin digjital, AKI identifikoi edhe rrjetin e personave që e ndihmonin të arratisurin në terren. Agjencia ra në gjurmët e bazave ku ai strehohej periodikisht, si dhe të njerëzve që i siguronin mjetet e transportit dhe telefonat.
Sapo u konfirmua vendndodhja e saktë, të dhënat iu kaluan njësive speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kryen ndërhyrjen e rrufeshme pa i lënë hapësirë për ikje.
Sot, i arratisuri që u bë “hit” në rrjete sociale ndodhet prapa grilave-ku doli se çdo video e publikuar për të sfiduar shtetin ishte thjesht një gjurmë më shumë për inteligjencën që e çoi drejt arrestimit.
Në fund tha vet që po dorëzohet.