Policia ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 72-vjeçarit, Haki Fazli Gashi, në fshatin Mleqan të Malishevës.
Sipas raportit 24-orësh, Gashi humbi jetën pasi u godit nga një veturë, teksa ishte duke lëvizur si këmbësor.
“Ka ndodhur një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull me veturën e tij ka goditur një këmbësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Njëherësh, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, nga ora 17:00, në varrezat e fshatit Mleqan./KK