EMN / Prizren: Trashëgimia kulturore e Prizrenit kërkon kujdes të vazhdueshëm institucional dhe qytetar

- Gazeta e Prizrenit

EMN / Prizren: Trashëgimia kulturore e Prizrenit kërkon kujdes të vazhdueshëm institucional dhe qytetar
OJQ “EC Ma Ndryshe” shpreh shqetësim për gjendjen aktuale të kroit të “Shatërvanit” dhe të gjashtë çezmave në Marash, duke thënë se kjo dëshmon nevojën për mirëmbajtje më të rregullt dhe të vazhdueshme nga institucionet përgjegjëse, por edhe vet komuniteti. përcjell Gazeta e Prizrenit.
Sipas EC-it, çezma e Shatërvanit, një monument i mbrojtur i trashëgimisë kulturore, është restauruar vite më parë me fondet e UNESCO-s, çka e bën edhe më të rëndësishme mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e saj të vazhdueshme.
EC Ma Ndryshe u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të shtojnë angazhimin për pastrimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e këtyre aseteve nga dëmtimet dhe mbishkrimet.
“Ruajtja e trashëgimisë kulturore është përgjegjësi e vazhdueshme institucionale dhe qytetare. Prandaj, apelojmë edhe te qytetarët që të tregojnë kujdes më të madh ndaj monumenteve dhe aseteve të trashëgimisë kulturore. Ato janë vlera të përbashkëta të qytetit dhe, përveç rëndësisë historike e kulturore, kontribuojnë edhe në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale”. – thuhet në reagimin e tyre. /  Gazeta e Prizrenit


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit