Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prizren, i arrestuari, pronar dhe person përgjegjës i një Qendre për Verifikim të Aftësive Profesionale, dyshohet se nga viti 2019 ka lëshuar rreth 1,679 diploma profesionale, pa zhvilluar trajnimet teorike dhe praktike përkatëse.
Sipas hetimeve, një diplomë dyshohet se është shitur për rreth 300 euro, ndërsa përfitimi i përgjithshëm dyshohet të jetë rreth 500 mijë euro.
Gjatë kontrollit të urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prizren, janë sekuestruar 333 diploma, dy kompjuterë, dy USB, tri vula, një telefon, dokumente me shënime për pagesa, 630 euro dhe nëntë kartëvizita.
I dyshuari ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria do të vendosë për masën e mëtejshme.