Ja sa janë pritjet më të gjata në Merdarë për dalje

- Gazeta e Prizrenit

Ja sa janë pritjet më të gjata në Merdarë për dalje

Në pikat kufitare të Kosovës, pritjet më të gjata janë shënuar në Merdarë, ku për dalje nga Kosova qytetarët po presin deri në 2 orë, ndërsa kolona arrin deri në 1200 metra.

Pritje prej rreth 30 minutash janë regjistruar edhe në Dheu i Bardhë për dalje, ku kolona është rreth 250 metra.

Në Jarinjë, pritjet për dalje variojnë nga 10 deri në 15 minuta, me kolonë rreth 100 metra.


Në pikëkalimet e tjera kufitare, pritjet për automjete janë të shkurtra, kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërkohë, për kamionë, pritjet në shumicën e pikave kufitare janë nga 3 deri në 5 minuta.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit