Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot

- Gazeta e Prizrenit

Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës është përcaktuar në 1.79 euro për litër, ndërsa benzina mund të shitet deri në 1.53 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit mbetet 0.62 euro për litër.

Një ditë më parë, çmimi maksimal i naftës ishte 1.79 euro për litër, ndërsa benzina mund të shitej deri në 1.52 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit ishte 0.62 euro për litër.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit