Tragjedia në Prizren: 17-vjeçari dyshohet se theri 14-vjeçarin, prokuroria jep detajet e fundit

- Gazeta e Prizrenit

Tragjedia në Prizren: 17-vjeçari dyshohet se theri 14-vjeçarin, prokuroria jep detajet e fundit

Prokuroria Themelore në Prizren  – Departamenti për të Mitur, informon opinionin publik se në Prizren, ka ndodhur një rast i vrasjes, më 27 gusht 2026, në orën 23:41.

Pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, hetuesi kujdestar, ekipet e krimteknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes, ku janë siguruar prova materiale që vërtetojnë kryerjen e veprës penale. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i mituri 17-vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta të miturin 14 vjeçar, duke therur me thikë, i cili është hasur në vendin e ngjarjes dhe nga ai është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për ta kryer veprën penale.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17-vjeçar, është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

Brenda afatit ligjor, prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit