Afro 5 mijë maturantë i nënshtrohen sot Provimit të Maturës

- Gazeta e Prizrenit

Afro 5 mijë maturantë i nënshtrohen sot Provimit të Maturës

Mijëra maturantë në Kosovë do t’i nënshtrohen sot Provimit të Maturës, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në 55 qendra të testimit në gjithë vendin.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime.

Sipas njoftimit, të gjithë komisionarët dhe administruesit duhet të jenë në qendrat përkatëse një orë para fillimit të provimit, për të siguruar organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit.

“Kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e testimit përcaktuar në listat përfundimtare dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit. Për garantimin e një procesi të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët, kërkohet respektimi i plotë i udhëzimeve dhe rregullave të përcaktuara për administrimin e provimit të maturës”, thuhet në njoftimin në Facebook.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit