Pas vetëm 7 minutave, Testi i Maturës Shtetërore shpërndahet në rrjetet sociale

- Gazeta e Prizrenit

Pas vetëm 7 minutave, Testi i Maturës Shtetërore shpërndahet në rrjetet sociale

Sot, nga ora 10:00 po mbahet Provimi i Maturës Shtetërore 2026 në gjithsej 55 qendra të testimit.

Sikur se herën e kaluar edhe kësaj radhe testi i Provimit të Maturës Shtetërore është shpërndarë në grupe të rrjeteve sociale.

Pas vetëm 7 minutave pas fillimit të testimit, testi ka rrjedhur në rrjete të ndryshme sociale.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se për provim kanë aplikuar gjithsej 5 mijë e 33 kandidatë përmes platformës eKosova, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4 mijë e 967 aplikime.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit