Kjo nismë vjen mbi bazën e propozimit të kryetarit të OMK-së, dr. Pleurat Sejdiu, dhe në frymën e parimeve të respektimit të kontributit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Mjekët veteranë të UÇK-së kanë qenë aty kur vendi kishte nevojë për ta. Sot, Oda e Mjekëve të Kosovës është aty për ta. Ky vendim është më shumë se një lehtësi administrative. Është një mesazh respekti, mirënjohjeje dhe përgjegjësie institucionale ndaj mjekëve që, krahas profesionit dhe misionit human, kanë dhënë kontribut në një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. OMK-ja do të vazhdojë të ndërtojë politika që vendosin në qendër dinjitetin e profesionistëve shëndetësorë dhe njohjen e kontributit të tyre. Respekt për kontributin. Mirënjohje për sakrificën. Mbështetje me vepra”, thuhet në njoftim.