Kalaja e Prizrenit hapet për vizitorë më 7 shtator

- Gazeta e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit hapet për vizitorë më 7 shtator

Kalaja e Prizrenit do të jetë e hapur për vizitorë të hënën, më 7 shtator 2026, nga ora 12:00.

Referuar njoftimit të publikuar bëhet e ditur se punimet në këtë monument do të vazhdojnë, andaj disa pjesë të hapësirës do të mbeten të mbyllura dhe të paarritshme për vizitorët për arsye sigurie.

Vizitorëve u bëhet thirrje që gjatë vizitës të respektojnë shenjat orientuese dhe kufizimet e vendosura. / Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit