Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, tha se vendi është më i sigurt se kurrë më parë, falë forcimit të Policisë së Kosovës.
Ai përmendi edhe policët e rënë në detyrë, të cilët i cilësoi si heronj të vendit, ndërsa tha se themelimi i Xhandarmërisë do të shërbejë si përforcim shtesë për Policinë e Kosovës.
“Kosova është më e sigurt se kurrë më parë, sepse Policia e Kosovës është më e fortë se kurrë”.
“Me sakrificë dhe shumë mund u ngrit ky institucion, ku sot secili dhe secila që është pjesë e tij punon me përpikëri për sigurinë e vendit”.
Krimi, siç tha Kurti, nuk ka vend në Kosovë, falë punës së Policisë së Kosovës.
“Janë ngritur dhe forcuar mbi 20 stacione dhe baza policore në gjithë veriun, aty ku më parë nuk kishte asnjë stacion policor”.
Kjo, tha Kurti, ishte e rëndësishme edhe për zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok.
“Themelimi i Xhandarmërisë do të shërbejë si një përforcim shtesë, me mandat të qartë për sigurinë e vijës ajrore dhe tokësore të vendit”.
6 Shtatori është dita e Policisë, e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi dhe e të gjithë atyre që angazhohen që shteti të ketë paqe, siguri dhe dinjitet”, tha Kurti.