Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, këto janë vendet prej nga vijnë turistët

- Gazeta e Prizrenit

Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, këto janë vendet prej nga vijnë turistët
Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se në korrik, numri i vizitorëve në hotele ishte 99 mijë e 53 prej tyre vizitorë vendorë ishin 32 mijë e 98 dhe vizitorë të jashtëm ishin 66 mijë e 954. Sipas ASK-së, krahasuar me muajin korrik të vitit 2025 (sa ishin 77 mijë e 481 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 27,8 %.
“Numri i net-qëndrimeve ishte  217 mijë e 798, prej tyre 149 mijë e 509 (68,6 %) nga vizitorët e jashtëm dhe  68 mijë e 289 (ose 31,3 %) vendorët e brendshëm”, bën të ditur ASK.

Numri i vizitorëve te jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve prej nga vijnë

Gjithashtu sipas ASK-së, sa u përket vizitorëve të huaj ne muaj Korrik 2026, krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2025) pati një rritje të vizitorëve për  31,7 %.  Në total, 66 954 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit