Prokuroria në Prizren ngriti 14 aktakuza

- Gazeta e Prizrenit

Prokuroria në Prizren ngriti 14 aktakuza

Prokurori i Shtetit, njofton se nga prokuroritë themelore, janë ngritur 35 aktakuza 46 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona, të dyshuar për kryerje të veprave penale, si dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për veprat penale si në vijim: Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”; Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”; Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”; Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit