Parashikimi i motit për të premten, 11.09.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të premten, 11.09.

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat më vonë dhe në orët e mbrëmjes, mund të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, kryesisht në zonën jugore, juglindore, perëndimore dhe veriperëndimore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C./MK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit