Arratisje nga stacioni policor në Prizren: 17-vjeçari dëmton grilat e dritares dhe ikën

- Gazeta e Prizrenit

Arratisje nga stacioni policor në Prizren: 17-vjeçari dëmton grilat e dritares dhe ikën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë brenda një stacioni policor në Prizren, ku një 17-vjeçar që po mbahej aty në pritje për t’u intervistuar lidhur me një rast tjetër, ka arritur të largohet nga objekti policor pasi dyshohet se ka dëmtuar grilat e një dritareje.

Sinjali mëson se i dyshuari është L.Ç, i lindur më 2008.

Rasti ka ndodhur të enjten, më 10 shtator, rreth orës 23:00.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i mituri ishte sjellë në stacion policor dhe po priste ardhjen e hetuesve rajonalë për t’u intervistuar lidhur me një rast të iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Por, para se të zhvillohej intervistimi, situata mori një kthesë tjetër.

17-vjeçari dyshohet se ka hapur një nga dritaret e dhomës ku ndodhej dhe ka dëmtuar grilat e saj, duke arritur më pas të largohet nga stacioni policor.


Pas konstatimit të largimit, patrullat policore janë njoftuar menjëherë dhe kanë nisur kërkimet për lokalizimin e tij.

Megjithatë, deri në momentin e hartimit të raportit policor, i dyshuari nuk ishte gjetur.

Për incidentin është njoftuar hetuesi policor dhe më pas Prokurori kujdestar.

Me udhëzim të Prokurorit është iniciuar edhe një rast i ri ndaj të miturit, këtë herë për “Asgjësim apo dëmtim të pronës” së Policisë së Kosovës.

Kështu, 17-vjeçari që fillimisht pritej të intervistohej për dyshimet për sulm ndaj një personi zyrtar, tashmë po kërkohet nga Policia edhe lidhur me dëmtimin e pronës brenda vetë stacionit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit