Vdes një person në vetaksident afër Suharekës

- Gazeta e Prizrenit

Vdes një person në vetaksident afër Suharekës

Më datën 13.09.2026, rreth orës 16:20, është raportuar një vetaksident trafiku në rrugën e transitit, në Shirokë të Suharekës.

Sipas të dhënave fillestare, deri te aksidenti ka ardhur pasi ngasësi, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi automjetin, me ç’rast automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tre pasagjerët, një grua 49-vjeçare dhe dy fëmijë, kanë pësuar lëndime të lehta.

Rreth orës 20:40, nga Spitali Rajonal i Prizrenit është njoftuar se ngasësi (P.K. 49 vjeçar) nga Hoça e vogël e Rahovecit, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë.

Policia, pas pranimit të informatës, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ka menaxhuar situatën dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit