Kurti i emëron 27 zëvendësministra, këta janë emrat

- Gazeta e Prizrenit

Kurti i emëron 27 zëvendësministra, këta janë emrat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të martën zëvendësministrat e Qeverisë së re, dy ditë pas votimit të Qeverisë Kurti 4.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, në mesin e të emëruarve janë disa zëvendësministra që kanë mbajtur poste të njëjta edhe gjatë qeverisjes së kaluar.

Këta janë zëvendësministrat e emëruar:

Përparim Kryeziu, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Hysni Mehani, zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Agon Batusha, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Getoar Mjeku, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë, Triera Kasumi-Berisha, zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, Fatban Bunjaku, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,

Jeton Mehmeti, zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Ali Dula, zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, Enver Dugolli, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Zef Morina, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Daulina Osmani, zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, Avni Zogiani, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Driton Hyseni, zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agon Dobruna, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Besart Jashari, zëvendësministër në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,

Nora Arapi-Krasniqi, zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Tijana Veljkovic, Zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Arsim Berisha, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, Genc Nimoni, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë, Gegë Lleshi, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes, Enis Kervan, Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, Lulzim Hetemi, zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim,

Ratomir Minic, zëvendësministër i parë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Igor Mitic, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Muhedin Nushi, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Sejnur Veshall, zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit