Sonte në fshatin Vlashnje të Prizrenit, humbi jetën një 21-vjeçare.
Ajo u godit nga një automjet në rrugën që çon në drejtim të fshatit Kobaj, raporton Gazeta e Prizrenit.
Rastin e e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25, ndërsa viktima ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, por rreth orës 21:00 Policia është njoftuar nga spitali se ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Me konsultimin e prokurorit kujdestar, Policia ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.