Specialja përfshiu në aktakuzë zhdukjen e Allaqit, dokumenti: Gruaja e tij dëshmoi se ishte marrë nga Policia Serbe

- Gazeta e Prizrenit

Specialja përfshiu në aktakuzë zhdukjen e Allaqit, dokumenti: Gruaja e tij dëshmoi se ishte marrë nga Policia Serbe

Një dokument i publikuar sonte në emisionin “Debat Plus” nga analisti Dardan Gashi tregon se Nazmije Allaqi kishte raportuar te autoritetet për zhdukjen e bashkëshortit të saj, Behajdin Allaqi.

Sipas dokumentit, më 21 nëntor 2000, ajo kishte deklaruar se Behajdin Allaqi ishte zhdukur më 11 qershor 1998.

Në deklarimin e saj thuhet se Allaqi ishte marrë nga Policia Serbe në fshatin Drenovc. Ajo kishte thënë se prej atëherë nuk kishte pasur më asnjë informacion për të.

Rasti i Behajdin Allaqit është përfshirë në aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët sot u shpallën fajtorë nga Gjykata Speciale për akuzat për të cilat u gjykuan.

Dokumenti u shfaq sonte gjatë “Debat Plus”, ku Gashi e publikoi si dëshmi për deklarimin e bashkëshortes së Allaqit lidhur me zhdukjen e tij.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit