Rita Ora, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka bërë dy postime në rrjetet sociale, duke ndarë mesazhe dhe fotografi që lidhen me Kosovën.
Në postimin e parë, ajo publikoi një imazh me mbishkrimin: “Duke luftuar për Kosovën që e quajmë shtëpi sot”.