Cmimi i naftës u ngrit në Kosovës, por MINTI deklaron se derivatet po monitorohen

- Gazeta e Prizrenit

Cmimi i naftës u ngrit në Kosovës, por MINTI deklaron se derivatet po monitorohen

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) po vazhdon monitorimin e çmimeve të derivateve të naftës në territorin e Kosovës.

Sipas MINTI-t, bazuar në çmimet e importit të deklaruara nga Dogana e Kosovës, deri më tani nuk është evidentuar ndonjë abuzim me çmimet e shitjes së derivateve.

“Bazuar në çmimet e importit të deklaruara nga Dogana e Kosovës, deri më tani, nuk është vërejtur ndonjë abuzim me çmimin e shitjes së derivateve”, thuhet në njoftim.


Sipas të dhënave zyrtare të Doganës, çmimi i importit të derivateve të naftës gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 1.83 euro, ndërsa çmimi i shitjes në pompat e derivateve, sipas raporteve të IQMT-së, ka lëvizur nga 1.92 deri në 1.94 euro.

Ndërkaq, çmimi i importit të benzinës për 24 orët e fundit ishte 1.54 euro, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë është raportuar nga 1.61 deri në 1.67 euro.

MINTI ka bërë të ditur se monitorimi i çmimeve do të vazhdojë në kuadër të mbikëqyrjes së tregut.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit