Superliga: Sot dy ndeshje, derbi Malisheva – Ballkani

- Gazeta e Prizrenit

Superliga: Sot dy ndeshje, derbi Malisheva – Ballkani

Java e shtatë e Superligës së Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, të cilat do të zhvillohen nga ora 16:00.

Malisheva do të presë Ballkanin në stadiumin “Liman Gegaj”. Malisheva synon fitoren për të mbajtur hapin me liderin Prishtinën, e cila mbrëmë triumfoi në udhëtim ndaj Gjilanit.


Në anën tjetër, Ballkani do të kërkojë t’i rikthehet fitores pas dy ndeshjeve pa rezultat pozitiv. Në xhiron e fundit, skuadra nga Suhareka barazoi 0:0 në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Në Drenas, Feronikeli ’74 do të jetë nikoqir i Vushtrrisë, në një përballje mes dy skuadrave të sapopromovuara në elitën e futbollit kosovar. Feronikeli ’74 kërkon fitoren e dytë këtë edicion, pasi në pesë ndeshjet e tjera ka pësuar humbje, ndërsa Vushtrria ende nuk ka marrë asnjë rezultat pozitiv pas gjashtë xhirove.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit