Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

- Gazeta e Prizrenit

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies sociale për muajin gusht 2026.

Sipas ASK-së, numri më i madh i përfituesve është regjistruar në skemën e shtesave për fëmijë, ku kanë përfituar 374 mijë e 382 fëmijë. Për këtë skemë janë ndarë mbi 13.5 milionë euro.

Shuma e mjeteve sipas kategorive të përfituesve

Sipas të dhënave të muajit gusht 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale, kryesisht ka në fokus mbështetjen e të moshuarve, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.

Ndërkohë, skemat e tjera përfshijnë pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e “Trepçës”, programi për mbështetje financiare për shtesat për fëmijë,  si dhe skema të tjera specifike sociale.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit