Në Xërxë nis renovimi i QMF-së, ndërpriten shërbimet shëndetësore

- Gazeta e Prizrenit

Në Xërxë nis renovimi i QMF-së, ndërpriten shërbimet shëndetësore

Në Xërxë ka nisur renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF).

Për qytetarët, gjatë periudhës së renovimit QMF-ja nuk do të ofrojë shërbime shëndetësore.

Referuar njoftimit, në bashkëpunim me kryesinë e fshatit, po punohet për sigurimin e një hapësire alternative ku qytetarët do të mund t’i marrin shërbimet shëndetësore gjatë kohës së punimeve.

Për zhvillimet e reja dhe funksionalizimin e hapësirës alternative, qytetarët do të njoftohen me kohë.

Institucioni ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë periudhës së renovimit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit