Përplasje mes senatorit amerikan dhe Smithit në Senatin e SHBA-së për Trumpin dhe Thaçin: Pasi humbët rastet në Amerikë, shkuat në Hagë?

- Gazeta e Prizrenit

Përplasje mes senatorit amerikan dhe Smithit në Senatin e SHBA-së për Trumpin dhe Thaçin: Pasi humbët rastet në Amerikë, shkuat në Hagë?

Një përplasje ka ndodhur të martën gjatë dëshmisë së ish-këshilltarit special të Departamentit amerikan të Drejtësisë, Jack Smith, para Komitetit Gjyqësor të Senatit të Shteteve të Bashkuara, ku senatori republikan Eric Schmitt e ka pyetur atë për rolin e tij në ndjekjen penale të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë seancës, Schmitt e ka lidhur punën e Smithit në Hagë me hetimet federale ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

“Kur i humbët të gjitha çështjet [penale] në Amerikë, ju ikët në Hagë dhe ndoqët penalisht presidentin e Kosovës në vitin 2020?”, e ka pyetur Schmitt.

“Po, dhe ai sapo u dënua për më shumë se 300 akte torture dhe 96 vrasje”, është përgjigjur Smith para ligjvënësve amerikanë.

Më pas, Schmitt e ka pyetur Smithin për rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara dhe hetimet ndaj Trumpit gjatë administratës së presidentit Joe Biden.


“Dhe pastaj patët mundësinë të ktheheshit për ta goditur Trumpin. A është kështu?”, ka pyetur senatori republikan, duke ngritur pretendimin se Smith mund ta ketë keqpërdorur mandatin e tij në interes të administratës së atëhershme.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë”, është përgjigjur Smith, duke mohuar se hetimet ndaj Trumpit kanë pasur motiv politik.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit