Policia në Prizren, doli me njoftim për rastin në Korishë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Më datën 01.10.2026, rreth orës 20:30, Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Korishë, Prizren.
Sipas informatave fillestare, një person mashkull, rreth 33 vjeç, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një bashkëfshatari të tij, mashkull rreth 31 vjeç. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, është jashtë rrezikut për jetë dhe është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor.
Reagimi i shpejtë i njësive policore ka mundësuar arrestimin e të dyshuarit në vendngjarje, ndërsa nga ai është sekuestruar municion dhe arma e zjarrit e dyshuar si e përdorur në rast.
Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Policia, në bashkëpunim dhe bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është filluar per hetim rasti “Vrasje në tentativë” dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rrethanave të rastit. / Gazeta e Prizrenit