Prizren: Përleshje, tre persona shoqërohen në polici, njëri i lënduar

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Përleshje, tre persona shoqërohen në polici, njëri i lënduar
Në Prizren tre persona janë arrestuar mbrëmë në rrugën “Faik Konica” .  Ata dyshohen se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete, ndërsa gjatë incidentveshjeje, të dyshuarit janë rrahur në mes vete, ku njëri nga të dyshuarit kishte ekspozuar një armë.
Referuar njoftimit të Policisë, një i dyshuar tjetër reagon duke ia kapur armën dhe gjatë ballafaqimit me të shkrepet arma”.
Policia njoftoi njëri nga të dyshuarit kishte nxjerrë armën, ndërsa një tjetër ia kishte kapur atë. Gjatë përleshjes, arma është shkrepur dhe njëri prej të dyshuarve ka mbetur i plagosur në dorën e majtë.
I dyshuari i plagosur është dërguar për tretman mjekësor.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”./GeP


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit