Kuvendi voton ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara

- Gazeta e Prizrenit

Kuvendi voton ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara

Me 91 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të parë Projektligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji ishte pika e parë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit.

Nisma për ndryshimin e këtij ligji ishte iniciuar nga PDK-ja, ndërsa paraprakisht projektligji ishte miratuar edhe në komisionin për legjislacion.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit