Një person i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” është arrestuar në Skënderaj, pas një pune hetimore.
Sipas policisë, rasti lidhet me periudhën maj-qershor të vitit 1998.
“Skënderaj maj-qershor 1998 – Koha NN. Pas një pune hetimore është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i cili ka qenë në kërkim policor për veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.