Prizren – Ia thyejnë xhamin e veturës dhe ia marrin 1,000 euro, stoli ari e orë dore

- Gazeta e Prizrenit

Prizren – Ia thyejnë xhamin e veturës dhe ia marrin 1,000 euro, stoli ari e orë dore

Një person ka raportuar vjedhjen e një çante nga vetura e tij në Landovicë të Prizrenit, pasi persona të dyshuar ia kishin thyer xhamin e automjetit.

Në çantë, sipas ankuesit, kishte 1,000 euro, stoli ari dhe një orë dore me vlerë. Të dyshuarit dyshohet se janë larguar me një Audi A3 të zi me targa gjermane, ndërsa rasti po hetohet si vjedhje e rëndë./GS



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit