Digjet një lopë e dy dele nga zjarri në Kobaj

- Gazeta e Prizrenit

Digjet një lopë e dy dele nga zjarri në Kobaj

Sot, me 09.10.2026, në orët e mbrëmjes, në fshatin Kobaj, Prizren, është raportuar një incident zjarri, përcjell Gazeta e Prizrenit. 

Referuara Policisw, nga zjarrit është përfshirë një stallë e kafshëve, me ç’rast kanë ngordhur një lopë dhe dy dele, si dhe janë shkaktuar dëme të tjera materiale.

“Sipas deklarimit të viktimës, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 30.000 euro”, njoftoi Policia, bën të ditur Gazeta e Prizrenit.

Policia ka dalë në vendngjarje, ku zjarrfikësit tashmë e kishin lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Policia, në bashkëpunim me ekspertët e zjarrit, është duke punuar në përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të këtij incidenti. /Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit