Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përmbyllur me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”, në bashkëpunim me forcat e operacioneve speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe institucionet e sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, ushtrimi ka kontribuar në avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së, rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e ndërveprueshmërisë me partnerët strategjikë.
Përmes trajnimeve, zhvillimit profesional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, FSK-ja synon të vazhdojë ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të gatshme për përmbushjen e misionit të saj.
Në njoftim është shprehur mirënjohje e veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
PS. Foto nga arkivi